|
Loqkaniii
|
 |
« : » |
|
Historia Shqiptare dhe e Huaj
|
|
|
|
« Ndryshimi I Fundit: nga Loqkaniii »
|
Identifikuar
|
Kam Fam...Si Kultur Qysh e Lype Edhe Je Ngul...Kom Nryshu...Sjam Aj Qe Jom Kon... Jambo 1... Qe Mundem Me...Ta Qi Ate Nane
|
|
|
|
Loqkaniii
|
 |
« Pergjigju #1 : » |
|
[bGjatė viteve 70 tė shek. XIX u duk qartė se politika 40-vjeēare tanzimatiste e qarqeve sunduese osmane nuk arriti tė ndalte procesin e shthurjes sė mėtejshme tė perandorisė sė sulltanėve. Plogėshtia e strukturės shtetėrore, arbitrariteti i hallkave administrative dhe korrupsioni i aparatit burokratik, qė Perandoria Osmane kishte trashėguar nga sistemi i mėparshėm feudal-ushtarak, u shtuan mė shumė. Nė vitet 70 ekonomia e saj ndodhej nė njė amulli tė pėrgjithshme. Gjatė dy dekadave tė fundit vėrshimi i mallrave tė industrisė evropiane ishte trefishuar. Mė 1875 niveli i eksportit pėrfaqėsonte ēerekun e importit. Kriza e saj financiare ishte acaruar nė kulm. Porta e Lartė ishte e detyruar tė merrte ēdo vit nga jashtė borxhe tė reja, pasi me tė ardhurat buxhetore nuk pėrballonte dot as gjysmėn e shpenzimeve tė veta. Mė 1875 tė ardhurat ishin 800 milionė franga ari, kurse borxhet e saj tė jashtme kapnin 5,3 miliardė franga ari. Perandoria Osmane nuk ishte nė gjendje tė shlyente jo vetėm kėstet e kredive, por as kamatėn e tyre tė pėrvitshme. Me gjithė pėrpjekjet e tyre gjysmėshekullore, qarqet sunduese osmane nuk i siguruan dot Perandorisė sė tyre as qetėsinė e brendshme politike. Kryengritjet e masave popullore kundėr shtypjes feudale dhe ato tė kombėsive joturke kundėr zgjedhės osmane, vazhduan tė shpėrthenin nė tė katėr anėt e Perandorisė. Pėr mė tepėr, tani kishte dalė nė skenė, si forcė e re kundėrshtare, edhe lėvizja liberale demokratike turke, e pėrfaqėsuar nga organizata e Osmanėve tė Rinj, e cila synonte tė zhdukte despotizmin feudal teokratik tė sulltanėve. ][/b]
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
Kam Fam...Si Kultur Qysh e Lype Edhe Je Ngul...Kom Nryshu...Sjam Aj Qe Jom Kon... Jambo 1... Qe Mundem Me...Ta Qi Ate Nane
|
|
|
|
Loqkaniii
|
 |
« Pergjigju #2 : » |
|
[Edhe gjendja ndėrkombėtare po zhvillohej nė dėm tė saj. Gjatė viteve 70 kishte dalė nė skenė Perandoria Gjermane, e cila kishte filluar tė trondiste pozitat ndėrkombėtare tė dy perandorive koloniale, tė Anglisė dhe tė Francės. Disfata qė pėsoi Franca nga Prusia (1871), i dha rast Rusisė cariste tė hidhte poshtė nenet e Traktatit tė Parisit (1856), qė e pengonin tė armatosej nė Detin e Zi kundėr Perandorisė Osmane. Po ashtu, Austro-Hungaria, pas disfatės qė kishte pėsuar politika e zgjerimit tė saj nė Gjermani e nė Itali, kishte filluar tė aktivizohej nė drejtim tė Gadishullit Ballkanik dhe tė detit Egje. Gjatė kėsaj kohe edhe Italia, e cila kishte pėrfunduar bashkimin e saj politik dhe kishte hyrė nė radhėt e Fuqive tė Mėdha, ndonėse ishte ende e dobėt, aspironte tė vinte njė kėmbė nė bregdetin lindor tė Adriatikut. Si pasojė e kėtyre ndryshimeve, pėrballė Anglisė e Francės, tė cilat pėrpiqeshin si edhe mė parė ta mbanin nė kėmbė Perandorinė Osmane, tani, gjatė viteve 70, qėndronin dy fuqi tė tjera tė mėdha qė dėshironin shembjen e saj tė shpejtė - Rusia cariste dhe Austro-Hungaria. Pėr tė vėnė nė jetė planin e saj ekspansionist, Rusia filloi tė nxiste popullsitė e shtypura tė Turqisė Evropiane pėr kryengritje kundėr Portės sė Lartė dhe sidomos shtetet sllave ballkanike pėr luftė kundėr Perandorisė Osmane. Pėr kėtė qėllim ajo doli me flamurin e pansllavizmit, i cili nė tė vėrtetė ēonte nė nėnshtrimin e kombėsive sllave dhe josllave ndaj politikės cariste./b]
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
Kam Fam...Si Kultur Qysh e Lype Edhe Je Ngul...Kom Nryshu...Sjam Aj Qe Jom Kon... Jambo 1... Qe Mundem Me...Ta Qi Ate Nane
|
|
|
|
Loqkaniii
|
 |
« Pergjigju #3 : » |
|
Nė kėto rrethana shpėrtheu nė korrik tė vitit 1875 kryengritja ēlirimtare kundėrosmane nė Hercegovinė. Muajin tjetėr ajo u shtri nė Bosnjė. Nė kryengritjet e tė dy vendeve morėn pjesė vetėm popullsitė sllave tė krishtere. Banorėt sllavė myslimanė, tė cilėt nė Bosnjė pėrfaqėsonin shumicėn e popullsisė, qėndruan jashtė kryengritjes, madje pjesėrisht anuan kundėr saj. Me gjithė ndihmėn qė patėn nga Serbia e Mali i Zi, kryengritėsit nuk i bėnė dot ballė kundėrveprimit ushtarak osman. Nė vjeshtė e nė dimėr, hovi i kryengritjeve ra, por nė pranverėn e vitit 1876 ato u gjallėruan pėrsėri. Pėr mė tepėr, nė prill 1876 shpėrtheu kryengritja ēlirimtare nė Bullgari. Megjithatė Porta e Lartė mundi pėrsėri ti shtypte kryengritjet bullgare, boshnjake dhe hercegovinase. Sapo shpėrtheu kryengritja nė Hercegovinė e nė Bosnjė, Serbia e Mali i Zi u pėrpoqėn ta shtrinin zjarrin e saj edhe nė popullsitė e tjera tė shtypura tė Turqisė Evropiane. Ato i nxitėn pėr kryengritje kundėrosmane edhe shqiptarėt, por kėta nuk lėvizėn, sepse panė qė Beogradi dhe Cetina kishin qėllime aneksioniste ndaj trojeve tė tyre. Nė qershor 1876, kur u pa se plani i shpėrthimit tė kryengritjes sė pėrgjithshme tė popujve tė shtypur tė Ballkanit kishte dėshtuar, Beogradi e Cetina kaluan nė aksion tė hapur. Serbia mė 30 qershor dhe Mali i Zi mė 1 korrik 1876 i shpallėn luftė Perandorisė Osmane. Serbia e Mali i Zi patėn pėrkrahjen e Perandorisė Ruse, e cila u dėrgoi armatimet e nevojshme dhe, sė bashku me to, edhe 30 mijė vullnetarė rusė pėr tė luftuar pėr ēlirimin e vėllezėrve sllavė nga zgjedha osmane.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
Kam Fam...Si Kultur Qysh e Lype Edhe Je Ngul...Kom Nryshu...Sjam Aj Qe Jom Kon... Jambo 1... Qe Mundem Me...Ta Qi Ate Nane
|
|
|
|
Loqkaniii
|
 |
« Pergjigju #4 : » |
|
Por lufta e dy monarkive ballkanike kundėr Turqisė krijoi njė situatė tepėr tė ndėrlikuar nė arenėn ndėrkombėtare. Cilido qė tė ishte pėrfundimi i saj, ajo do tė tėrhiqte ndėrhyrjen e Fuqive tė Mėdha pėr tė rregulluar, secila sipas interesave tė vetė, hartėn politike tė Evropės Juglindore. Nė tė vėrtetė, njė javė pas fillimit tė luftės, mė 8 korrik 1876, Rusia dhe Austro-Hungaria bėnė me anėn e dy notave tė veēuara njė marrėveshje tė fshehtė nė Rajhshtat (Reichsttadt) tė Bohemisė pėr ta rregulluar Gadishullin Ballkanik sipas interesave tė tyre ekspansionistė. Vjena e Peterburgu vendosėn tė mos ndėrhynin ushtarakisht nė konfliktin e Serbisė e tė Malit tė Zi me Turqinė. Por tė dyja palėt ranė nė ujdi qė, po ta fitonte luftėn Perandoria Osmane, nuk do tė bėhej asnjė ndryshim nė hartėn politike tė Gadishullit Ballkanik. Megjithatė, nė kėtė rast do ta detyronin Portėn e Lartė tė zbatonte nė favor tė popullsisė sllave disa reforma si ato qė iu dhanė Kretės mė 1886, ndėrsa po ta fitonte luftėn pala tjetėr (Serbia e Mali i Zi), Bosnja do tė kalonte nėn zotėrimin kryesisht tė Austro-Hungarisė dhe pjesėrisht tė Serbisė, e cila do tė merrte gjithashtu njė pjesė tė Kosovės, kurse Mali i Zi njė pjesė tė Hercegovinės. Bullgaria do tė bėhej njė shtet autonom dhe Rumelia njė vilajet autonom. Nė kėtė rast Vjena vuri conditio sine qua non qė tė mos krijohej njė shtet i madh sllav nė Gadishullin Ballkanik. Kjo do tė thoshte qė as Serbia nuk duhej tė shtrihej deri nė Adriatik, as Bullgaria nuk duhej tė pėrfshinte Maqedoninė, sepse, si njėra, si tjetra, do ta pengonin ekspansionin e Austro-Hungarisė drejt Egjeut. Nė notėn austro-hungareze parashihej krijimi i njė shteti autonom shqiptar, kurse nota ruse nuk e pėrfillte fare fatin e Shqipėrisė
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
Kam Fam...Si Kultur Qysh e Lype Edhe Je Ngul...Kom Nryshu...Sjam Aj Qe Jom Kon... Jambo 1... Qe Mundem Me...Ta Qi Ate Nane
|
|
|
|
Loqkaniii
|
 |
« Pergjigju #5 : » |
|
hyri pėr tė parėn herė nė qerthullin e diplomacisė evropiane si ēėshtje politike. Megjithėse aty nuk u mor asnjė vendim, qysh nė hapin e parė u shfaqėn dy qėndrime tė kundėrta, qė do ta karakterizojnė, tani e tutje, trajtimin e ēėshtjes shqiptare nga kancelaritė e mėdha: njėri i Rusisė, qė mohonte krejtėsisht tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve, tjetri i Austro-Hungarisė, qė kėrkonte, veēse pjesėrisht, respektimin e tyre. Edhe ideja e Vjenės pėr krijimin e njė formacioni politik shqiptar, ishte e kushtėzuar me futjen e kėtij shteti nėn protektoratin e saj. Si pasojė e kėtyre tre faktorėve - e kalbėzimit tė Perandorisė Osmane, e rritjes sė lėvizjes ēlirimtare dhe e ndėrhyrjes sė Fuqive tė Mėdha - lindi pėrsėri nė mesin e viteve 70, por me njė mprehtėsi mė tė madhe se nė tė kaluarėn, e ashtuquajtura Krizė Lindore. Thelbin e saj e pėrbėnte, si edhe mė parė, jo vetėm ēėshtja e ēlirimit kombėtar tė popujve tė robėruar tė Perandorisė Osmane, por edhe ēėshtja e ndarjes sė zotėrimeve tė Perandorisė Osmane, nė tė cilėn pėrfshihej edhe copėtimi i trojeve shqiptare.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
Kam Fam...Si Kultur Qysh e Lype Edhe Je Ngul...Kom Nryshu...Sjam Aj Qe Jom Kon... Jambo 1... Qe Mundem Me...Ta Qi Ate Nane
|
|
|
|
Loqkaniii
|
 |
« Pergjigju #6 : » |
|
Shqipėria nė fillim tė Krizės Lindore (1875-1876) Fillimi i Krizės Lindore i gjeti shqiptarėt nė marrėdhėnie tė acaruara me Perandorinė Osmane. Asnjė nga kėrkesat e ngritura prej tyre gjatė dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm nuk ishte pranuar nga Porta e Lartė. Shqipėria nuk gėzonte asnjė tė drejtė kombėtare. Nė viset e saj, administrata e vilajeteve ndodhej gjithnjė nė duart e nėpunėsve turq. Nė krahinat malore vazhdonte presioni i pushtetit qendror pėr tua hequr malėsorėve venomet tradicionale dhe pėr ti futur nėn zgjedhėn e administratės burokratike centraliste. Vendi nuk ishte lehtėsuar as nga pesha e rėndė e taksave, as nga shėrbimi i gjatė i nizamit. Me masat centraliste qė Porta kishte ndėrmarrė pasi shpalli dekretin e dytė tė Tanzimatit (Hatt-i Humayun i vitit 1856), gjendja e Shqipėrisė u keqėsua mė shumė. Kudo mbretėronte varfėria ekonomike, administrata shtetėrore e shthurur, korrupsioni pa skrupull i qeveritarėve dhe krimet e pandėshkuara tė hajdutėve. Banorėt e Shqipėrisė ndodheshin, sipas shprehjes sė njė dėshmitari tė huaj, nė kulmin e varfėrisė. Gjykatat burokratike perandorake, tė urryera nga shqiptarėt, vinin duke u forcuar vazhdimisht. Po aq e rėndė ishte edhe gjendja politike dhe ajo e arsimit nė Shqipėri. Porta e Lartė vazhdonte ti diskriminonte shqiptarėt, tė mos i njihte si komb mė vete dhe shqiptarėt e tri besimeve si elementė tė tė njėjtit komb. Ngritja e shkollave shqipe vijonte tė ishte e ndaluar, nė njė kohė kur rrjeti i shkollave tė huaja po zgjerohej nga viti nė vit. Trojet shqiptare qėndronin tė copėtuara ndėrmjet vilajeteve tė ndryshme. Me kėtė copėtim, Porta e Lartė vijonte tua mohonte atyre karakterin etnik shqiptar
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
Kam Fam...Si Kultur Qysh e Lype Edhe Je Ngul...Kom Nryshu...Sjam Aj Qe Jom Kon... Jambo 1... Qe Mundem Me...Ta Qi Ate Nane
|
|
|
|
Loqkaniii
|
 |
« Pergjigju #7 : » |
|
Megjithatė, regjimi policor e teokratik nuk kishte mundur ta asgjėsonte idenė e ēlirimit tė Shqipėrisė nga zgjedha shekullore osmane. Ndikimi i ideve ēlirimtare e patriotike ishte shtrirė nė tė katėr anėt e atdheut. Malėsorėt qėndronin tė gatshėm pėr tė mbrojtur autonominė e tyre lokale nga ēdo ekspeditė e befasishme osmane. Shqiptarėt kishin filluar tė bindeshin se shpėtimi i vendit mund tė arrihej vetėm me njė kryengritje tė pėrgjithshme ēlirimtare dhe me formimin e njė shteti kombėtar e tė veēantė shqiptar ose, siē shprehej njė vėzhgues i huaj, tė njė principate tė lirė shqiptare. Me qėllim qė tė largonte rrezikun e shpėrthimit tė kryengritjes ēlirimtare nė Shqipėri, Porta e Lartė shpalli nė verėn e vitit 1875 se tani e tutje nuk do ti pėrsėriste mė ekspeditat ushtarake pėr vendosjen e pushtetit tė saj centralist nė krahinat e panėnshtruara. Por ky vendim, me tė cilin Perandoria Osmane vuloste fundin e periudhės sė Tanzimatit nė trojet shqiptare, nuk e ndryshoi gjendjen e brendshme tė Shqipėrisė. Orvatjet e saj pėr ti mobilizuar shqiptarėt nė masė kundėr kryengritėsve hercegovinas e boshnjakė dėshtuan. Thirrjes sė saj iu pėrgjigjėn vetėm pak feudalė derebej, tė cilėt pėr mė tepėr qėndruan pasivė nė prapavijat e frontit. Nė fillim tė Krizės Lindore, Shqipėria kishte, pra, forca tė gatshme pėr tė shpėrthyer njė kryengritje ēlirimtare kundėrosmane. Megjithatė, qarqet politike shqiptare nuk u treguan tė prirura pėr shpėrthimin e saj. Nė ngurrimin e tyre ndikoi jo aq mungesa e njė organizate kombėtare qė ti grumbullonte rrėketė krahinore nė lumin e kryengritjes sė pėrgjithshme ēlirimtare, sesa koniunktura negative pėr ēėshtjen shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare. Kriza Lindore e viteve 70 i gjeti shqiptarėt tė rrethuar nga mospėrfillja e Fuqive tė Mėdha, asnjėra prej tė cilave nuk ishte shprehur publikisht pėr njohjen e tė drejtave tė tyre kombėtare.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
Kam Fam...Si Kultur Qysh e Lype Edhe Je Ngul...Kom Nryshu...Sjam Aj Qe Jom Kon... Jambo 1... Qe Mundem Me...Ta Qi Ate Nane
|
|
|
|
Loqkaniii
|
 |
« Pergjigju #8 : » |
|
Nė radhė tė parė ishte rreziku qė kryengritja shqiptare tė shkaktonte ndėrhyrjen nė favor tė Portės sė Lartė tė Fuqive tė Mėdha, tė cilat nuk dėshironin qė tė prishej status quo-ja nė Gadishullin Ballkanik. Por edhe sikur kjo tė prishej, qarqet patriotike shqiptare ishin tė bindura se Fuqitė e Mėdha, meqenėse nuk e pėrkrahnin, qoftė edhe nė parim, idenė e pavarėsisė politike tė Shqipėrisė, madje as atė tė autonomisė sė saj administrative, do tė shfrytėzonin rastin ose pėr ta okupuar atė ushtarakisht (Austro-Hungaria dhe Italia), ose pėr ta copėtuar atė midis shteteve fqinje (Rusia, Anglia, Franca). Gjendjen ndėrkombėtare tė ēėshtjes shqiptare e ndėrlikonte sidomos politika e tri monarkive fqinje ballkanike. Krahas mobilizimit ushtarak pėr luftėn kundėr Perandorisė Osmane, Serbia, Greqia e Mali i Zi po zhvillonin njė veprimtari tė dendur diplomatike e propagandistike, pėr tė siguruar nga ana e Fuqive tė Mėdha miratimin e aspiratave tė tyre mbi trojet shqiptare. Kriza Lindore krijoi kėshtu njė situatė mbytėse, madje tė rrezikshme pėr kryengritjen ēlirimtare kundėrosmane nė Shqipėri. Ajo e ktheu mundėsinė e copėtimit tė Shqipėrisė nga njė rrezik potencial nė njė rrezik real. Nė kėto rrethana qarqet politike shqiptare nuk e shtruan ēėshtjen e kryengritjes sė armatosur pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Derisa tė krijohej gjendja e favorshme ndėrkombėtare, ato i vunė vetes si qėllim tė vijonin pėrpjekjet pėr tė arritur bashkimin e trojeve shqiptare nė njė vilajet autonom nė kuadrin e Perandorisė Osmane, zgjidhje kjo qė nuk e cenonte politikisht status quo-nė nė Evropėn Juglindore dhe qė do tė krijonte kushtet pėr sigurimin e tėrėsisė e tė paprekshmėrisė sė territoreve shqiptare.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
Kam Fam...Si Kultur Qysh e Lype Edhe Je Ngul...Kom Nryshu...Sjam Aj Qe Jom Kon... Jambo 1... Qe Mundem Me...Ta Qi Ate Nane
|
|
|
|
Loqkaniii
|
 |
« Pergjigju #9 : » |
|
Krijimi i njė vilajeti autonom shqiptar u bė kėshtu, nė fillim tė Krizės Lindore, program i pėrbashkėt politik si pėr atdhetarėt mė radikalė rilindės, ashtu dhe pėr qarqet atdhetare tė moderuara. Megjithatė, ndėrmjet programit autonomist tė tė dyja rrymave kishte ndryshime nė kėto drejtime: tė parėt e vlerėsonin autonominė administrative si njė etapė drejt pavarėsisė kombėtare tė Shqipėrisė; tė dytėt e shikonin si qėllim nė vetvete, si program maksimal tė aspiratave tė tyre politike; tė parėt mendonin ta realizonin vilajetin autonom me rrugėn e kryengritjes; tė dytėt, qė kishin besim nė dashamirėsinė e sulltanit, shpresonin ta arrinin me anėn e reformave qė do tė bėnte Porta e Lartė. Me platformėn pėr krijimin e vilajetit autonom shqiptar nuk u bashkuan vetėm bajraktarėt e disa krahinave malore tė veriut dhe, nė mėnyrė tė veēantė, kapedani i Mirditės, Preng Bibė Doda, biri i Bibė Dodė pashės. Nė tė vėrtetė, qysh nga vdekja e tė atit (1868), Prenga, ende i ri, mbahej i internuar nė Stamboll me pretekst se ishte duke vijuar shkollėn. Por, me kėmbėnguljen e vazhdueshme tė mirditorėve, Porta e Lartė u detyrua, nė fund tė korrikut 1876, ta kthente Preng Bibė Dodėn nė Shkodėr, duke i dhėnė titullin pashė dhe duke e emėruar kajmekam tė Mirditės. Prenga, tani 17-vjeēar, ishte si dhe i ati, njė prijės partikularist. Gjatė qėndrimit tė tij nė Stamboll ai u kishte parashtruar ambasadorėve tė Rusisė, tė Francės dhe tė Austro-Hungarisė ambicjen e vet pėr tu bėrė princ i Mirditės autonome. Parisi e Vjena nuk e pėrkrahėn projektin e tij, pasi nuk donin ti shkaktonin nė kėto ēaste Perandorisė Osmane shqetėsime nė Shqipėrinė Veriore. Pėrkundrazi, Rusia e Italia e miratuan, por i vunė si kusht qė ai tė lidhte aleancė ushtarake me Cetinėn dhe tė sulmonte me mirditorėt ushtritė osmane, tė cilat tani ishin tė zėna me luftėn nė kufirin malazez.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
Kam Fam...Si Kultur Qysh e Lype Edhe Je Ngul...Kom Nryshu...Sjam Aj Qe Jom Kon... Jambo 1... Qe Mundem Me...Ta Qi Ate Nane
|
|
|
|
Loqkaniii
|
 |
« Pergjigju #10 : » |
|
Nė kėto rrethana Preng Bibė Doda ngriti nė Orosh flamurin e luftės pėr autonominė e Mirditės. Nė tė njėjtėn kohė filloi bisedimet e fshehta me qeveritarėt serbė e malazezė pėr tė hyrė nė luftė krahas tyre kundėr Turqisė. Kėto traktativa nuk u pritėn mirė nga bashkatdhetarėt e vet dhe e diskredituan atė nė sytė e tyre. Projekti i Preng Bibė Dodės gjeti pėrkrahje vetėm nė disa qarqe reshpere katolike tė Shkodrės, veēse, nė vend tė njė principate tė mbyllur brenda kufijve tė ngushtė tė Mirditės, ato kėrkonin njė formacion politik mė tė gjerė, - njė principatė autonome, ku tė hynin tė gjitha krahinat malore tė Shqipėrisė sė Veriut. Kėtė platformė politike e pėrqafuan edhe disa intelektualė, si Zef Jubani, Preng Doēi, Pjetėr Gurakuqi, tė cilėt mendonin se krahina autonome e Mirditės do tė shėrbente si pikėnisje pėr formimin mė vonė tė njė shteti kombėtar shqiptar. Qarqet patriotike shqiptare nuk u solidarizuan as me projektin e Preng Bibė Dodės, as me idenė e reshperėve katolikė shkodranė, pasi tė dyja kishin karakter partikularist dhe nuk pajtoheshin me platformėn mė tė pėrparuar rilindėse. Mirdita e vogėl dhe e izoluar, patriarkale dhe e varfėr, pa qytete e pa bujqėsi tė zhvilluar, nuk mund tė jetonte e pavarur dhe nuk mund tė bėhej bėrthama e shtetit tė ardhshėm kombėtar shqiptar. Pėrkundrazi, kthimi i Mirditės katolike, qoftė edhe sė bashku me fqinjėt e saj, nė njė principatė autonome, me njė prijės partikularist nė krye siē ishte Preng Bibė Doda, do tė bėhej faktor i pėrēarjes fetare e krahinore tė vendit dhe do tu jepte rast tri monarkive fqinje, tė pėrmbushnin aspiratat e tyre pushtuese ndaj trojeve shqiptare veriore, lindore e jugore.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
Kam Fam...Si Kultur Qysh e Lype Edhe Je Ngul...Kom Nryshu...Sjam Aj Qe Jom Kon... Jambo 1... Qe Mundem Me...Ta Qi Ate Nane
|
|
|
|
Loqkaniii
|
 |
« Pergjigju #11 : » |
|
10-vjetori i sulmeve ajrore. Ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, flet pėr rolin e Shqipėrisė dhe pėrgatitjet pėr njė agresion tė mundshėm nė mars 1999.
"I kishim marrė tė gjitha masat, pėr tė gjitha eventualitetet, pėr gjithēka qė mund tė ndodhte, por Serbia nuk i kishte kapacitetet e nevojshme pėr tė ndėrmarrė njė aventurė tė tillė, sepse Shqipėria bėnte pjesė nė njė koalicion shtetesh dhe ne kishim mbėshtetjen e plotė tė NATO-s".
10 vite pas nisjes sė fushatės sė sulmeve ajrore mbi ish-Jugosllavi, ish-ministri i Mbrojtjes sė Shqipėrisė nė atė kohė, e kujton 24 marsin si njė ditė tė shėnuar, por edhe me tension pėr qeverinė dhe popullin shqiptar.
Ndėrhyrja e NATO-s pėr tė ndaluar gjenocidin serb nė Kosovė, kishte patur edhe kontributin e madh tė Shqipėrisė, qė vuri nė dispozicion tė aleancės gjithēka, por edhe u bė streha e rreth 500 mijė shqiptarėve tė dėbuar nga shtėpitė e tyre nė Kosovė.
Nė njė intervistė pėr "Shekulli"-n, ish-ministri kujton se Shqipėria ishte pėrgatitur edhe pėr njė sulm tė mundshėm nga regjimi i Millosheviēit, pavarėsisht se ajo komentohet ende si njė aventurė qė do t'i kushtonte shumė Beogradit.
Z. Hajdaraga, ēfarė do tė thotė pėr ju, si ish-ministėr i Mbrojtjes, 10-vjetori i ndėrhyrjes ajrore tė NATO-s nė Kosovė?
24 marsi 1999, do tė mbetet njė ditė historike pėr Shqipėrinė, Kosovėn dhe Aleancėn e Atlantikut tė Veriut, pasi atė ditė filloi edhe operacioni ajror mbi ish-Jugosllavi, qė shėnoi njė pikė kulmore tė operacioneve tė NATO-s, dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr zgjidhjen e njė krize, qė kishte marrė pėrmasa tė jashtėzakonshme pėr shkak tė gjenocidit qė regjimi i Millosheviēit ushtronte nė Kosovė dhe depėrtimit tė afro gjysmė milionė kosovarėve nga marsi deri nė prill, qė u detyruan tė linin shtėpitė e tyre.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
Kam Fam...Si Kultur Qysh e Lype Edhe Je Ngul...Kom Nryshu...Sjam Aj Qe Jom Kon... Jambo 1... Qe Mundem Me...Ta Qi Ate Nane
|
|
|
|
Loqkaniii
|
 |
« Pergjigju #12 : » |
|
Ky ishte njė vendim vėrtet historik, qė u mor nga aleanca e NATO-s, me konsensus tė plotė dhe qė realizoi nė bashkėveprim me forcat ushtarake tė 6-7 vendeve pjesėtare tė NATO-s nė atė kohė, qė nė njė mėnyrė dhe njė tjetėr, kontribuuan nė kėtė operacion, qė dha shumė shpejt rezultatet e veta, pavarėsisht se ishte vetėm nga ajri, por sa i pėrket saktėsisė sė goditjeve dhe dėmeve qė shkaktoi, bėri qė regjimi i Millosheviēit, pas pak kohėsh, tė kapitullonte.
Kjo do tė mbetet vėrtet njė datė e paharruar dhe mbaj mend se atė natė dhashė edhe njė intervistė nė TVSH, dhe thashė se "Ky ishte fillimi i fundit". Ajo valė operacionesh ajrore, tė cilat u bėnė mbi ish-Jugosllavi, pėr fat tė mirė angazhoi edhe Shqipėrinė.
Ne i kishim marrė tė gjitha masat dhe vumė nė dispozicion tė NATO-s tė gjitha mjetet e mundshme qė dispononim, tė karakterit logjistik, portet, aeroportet, hapėsirėn ajrore, me qėllim qė operacioni i NATO-s tė ishte sa mė i suksesshėm. Shqipėria bėnte pjesė nė programin e "Partneritetit pėr Paqen", ku kishim aderuar qė nė 1994-ėn, duke dhėnė edhe ne njė kontribut shumė tė vlefshėm nė fitoren e NATO-s.
Pėr tė arritur deri kėtu, kishte patur njė vit masakrash nė Kosovė. Cilat kishin qenė reagimet e mėparshme?
Kriza e Kosovės nisi mė pėrpara, qė nė 1997-ėn dhe me kulmin e vitit 1999. Ishin vite kur kriza e Kosovės kėrkonte njė zgjidhje, sepse kėrcėnonte jo vetėm paqen dhe stabilitetin nė Kosovė, por nė gjithė rajonin. Njė zgjidhje qė plotėsonte aspiratat e popullit tė Kosovės.
Vitet '98-'99 ishin tė mbushura me ngjarje tė rėndėsishme, ndėrsa nė territorin e saj ushtronte veprimtarinė e saj edhe UĒK-ja, e cila qė nga prezenca e saj nė vitin 1997, kishte arritur tė bėhej njė faktor dominues.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
Kam Fam...Si Kultur Qysh e Lype Edhe Je Ngul...Kom Nryshu...Sjam Aj Qe Jom Kon... Jambo 1... Qe Mundem Me...Ta Qi Ate Nane
|
|
|
|
Loqkaniii
|
 |
« Pergjigju #13 : » |
|
Shqipėria, qė i ndiqte nga afėr ngjarjet, do tė merrte masat e nevojshme dhe tė shumanshme dhe u kthye nė njė faktor tė rėndėsishėm mbėshtetės tė kauzės sė Kosovės pėr tė ndalur gjenocidin dhe dhunėn serbe.
Sa ishte nė dijeni qeveria shqiptare dhe ju si ministėr i Mbrojtjes, pėr sulmet ajrore? Ne kemi qenė nė njė bashkėveprim tė plotė me NATO-n, qoftė nė aspektin politik dhe ushtarak, pasi bėnim pjesė nė "Partneritet pėr paqe" dhe kishim filluar pėrpjekjet pėr anėtarėsimin nė NATO dhe, nga pikėpamja organizative, ne ishim nė dijeni tė plotė, mund tė them edhe pėr orėn e saktė qė e dinim, valėt e avionėve sigurisht do tė kalonin mbi territorin shqiptar, ashtu dhe pjesa dėrrmuese e veprimeve ushtarake. Pra, nė koordinimin e madh ushtarak dhe politik, nuk po flas pėr detajet e imėta, Shqipėria ishte plotėsisht nė dijeni.
Megjithatė, kishte jo pak polemika mes vendeve anėtare tė NATO-s pėr sulmet... -Po, mund tė ketė patur nė fillimet e veta, kur u planizua, mund tė ketė patur refleksione, apo kundėrshti tė vogla, por unė, gjatė gjithė kohės kam qenė nė dijeni tė veprimeve qė do tė ndėrmerreshin, pėr arsye se autoritetet me tė larta politike dhe ushtarake tė NATO-s, vizituan shpeshherė Shqipėrinė nė prag tė sulmeve ajrore dhe, tė jeni tė bindur se vendimi qė ėshtė marrė dhe u shpall nga z. Solana, nė atė kohė Sekretar i Pėrgjithshėm i NATO-s, ishte vendosur me konsensusin e plotė tė shteteve pjesėmarrėse.
Dhe kjo ishte ndėrhyrja e dytė pas asaj nė Bosnje-Hercegovinė, por nga shkalla e pjesėmarrjes dhe angazhimit, operacioni i Kosovės do tė mbahet mend si shumė i suksesshėm dhe i bashkėrenduar. Nė sulmet ajrore morėn pjesė skuadrone tė tė gjitha vendeve kryesore si, SHBA, Holandė, Gjermani..
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
Kam Fam...Si Kultur Qysh e Lype Edhe Je Ngul...Kom Nryshu...Sjam Aj Qe Jom Kon... Jambo 1... Qe Mundem Me...Ta Qi Ate Nane
|
|
|
|
Loqkaniii
|
 |
« Pergjigju #14 : » |
|
Italia pati shumė hezitime... Nuk besoj se ka patur hezitime nė planin ushtarak, sepse disa nga bazat ajrore, si ajo e Avianos, u vunė nė dispozicion tė sulmeve ajrore dhe qeveria italiane ishte mbėshtetėse e kėtyre operacioneve.
Kishte patur ndonjė ide qė, paralel me sulmet ajrore, tė niste edhe ndėrhyrja tokėsore? Duhet tė keni parasysh se mandati i NATO-s u dha pėr goditje ajrore, goditje qė do tė realizonin paralizimin e telekomunikacionit tė komandave tė ushtrisė jugosllave dhe tė organeve tė sigurisė, dhe, nė rast se kėto operacione nuk do tė ishin tė suksesshme, atėherė ishte parashikuar edhe ndėrhyrja tokėsore.
Ju kishit informacion atėherė pėr forcėn ushtarake tė Serbisė?
Ato nuk janė sekrete, sepse forcat ushtarake serbe mund t'i lexoni nė ēdo manual dhe janė tė ditura dhe ka qenė njė ushtri e pėrgatitur, qė kishte eksperiencė. Ajo llogaritej si njė forcė ushtarake mesatare, duke patur parasysh madhėsinė e vendit, apo ndėrhyrjet qė ishin bėrė nga ushtria serbe nė Bosnje.
Ēfarė ndihme tjetėr dha Shqipėria, pėrveē ofrimit tė lehtėsirave aeroportuale? Do tė veēoja operacionet humanitare pėr mbėshtetjen e rreth 437 mijė shqiptarėve tė Kosovės, qė ishin dėbuar nga shtėpitė e tyre, qė kėrkonin strehė, ushqim dhe trajtim mjekėsor.
Mund tė them se ishte njė gjendje e jashtėzakonshme, sepse rreth 500 mijė njerėz kishin kaluar kufirin dhe ky ishte njė problem shumė i madh jo vetėm pėr ne, por edhe pėr komunitetin ndėrkombėtar dhe ne e pėrballuam me shumė sukses.
Ju ishit pjesėtar i kabinetit qeveritar atėkohė, si ministėr i Mbrojtjes. Ēfarė ndodhte nė mbledhjet e qeverisė ato ditė?
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
Kam Fam...Si Kultur Qysh e Lype Edhe Je Ngul...Kom Nryshu...Sjam Aj Qe Jom Kon... Jambo 1... Qe Mundem Me...Ta Qi Ate Nane
|
|
|
|